BOTA, 7 Nëntor 2023, 09:37

VIDEO/ Ushtria izraelite merr kontrollin e bastionit të Hamasit në veri

VIDEO/ Ushtria izraelite merr kontrollin e bastionit të Hamasit në

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan sot se kanë marrë kontrollin e një  bastioni të Hamasit në Rripin e Gazës, sipas një postimi në Platformën X, i cili shoqërohet me tre video të operacioneve në vazhdim në enklavën palestineze.

Siç thekson ushtria izraelite, në bastion u gjetën raketa antitank, armë të ndryshme dhe materiale të inteligjencës.

 

Që nga 7 tetori, sipas autoriteteve izraelite, më shumë se 1,400 njerëz janë vrarë në kryesisht civilë në ditën e sulmit të paprecedentë të nisur nga Hamasi.