BOTA, 7 Nëntor 2023, 18:33

Largimet nga Gaza/ OKB tregon dramën: Fëmijë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara u detyruan të ecnin në këmbë

Largimet nga Gaza/ OKB tregon dramën: Fëmijë, të moshuar dhe

Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) rreth 5,000 njerëz ikën në këmbë drejt Gazës jugore gjatë një fashës orare prej katër orë, pasditen e sotme. Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të Gazës dhe provincave të Gazës Veriore që të lëvizin në jug, duke hapur një korridor midis orës 10 dhe 14 pasdite me orën lokale, tha OCHA në një deklaratë.

“Meqenëse rrugët që të çonin drejt kryqëzimit ishin dëmtuar rëndë, ajo ishte e arritshme vetëm në këmbë. Familje të tëra, duke përfshirë fëmijë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara raportuan se kishin ecur në distanca të gjata, duke mbajtur sendet e tyre personale me dorë,” tha OCHA.

OCHA raportoi se rreth 1.5 milion njerëz në Gaza janë të zhvendosur brenda vendit. Prej tyre, rreth 717,000 janë strehuar në 149 objekte të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA); 122,000 në spitale, kisha dhe ndërtesa publike; 110,000 njerëz në 89 shkolla jo-UNRWA; dhe pjesa tjetër banon me familjet pritëse.