TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant thotë se trupat izraelite janë "në zemër të qytetit të Gazës".
"Ata erdhën nga veriu dhe jugu. Ushtria sulmoi Gazën në koordinim të plotë midis forcave tokësore, ajrore dhe detare.", -tha Gallant në një konferencë shtypi televizive, raporton BBC.
"Ata po manovrojnë në këmbë, automjete të blinduara dhe tanke, së bashku me inxhinierë ushtarakë nga të gjitha drejtimet dhe kanë një objektiv - terroristët e Hamasit në Gaza, infrastrukturën e tyre, komandantët e tyre, bunkerët, dhomat e komunikimit.", sqaroi më tej ministri.