TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë regjistruar në Itali rastet e para me variantin "Omicron" të Covid-19. “Pacienti zero” është një person i sapoardhur nga Afrika, i cili ka infektuar dhe familjarët e tij.
Ai është punonjës i një kompanie shumëkombëshe, i cili ka përfunduar në qendër të lajmeve si pacienti i parë italian i prekur nga varianti Omicron i Covid 19. Mediat fqinje bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore shfaqet mjaft e mirë.
Burri ishte kthyer nga Mozambiku me një fluturim të zbritur në Milano. Pas uljes ai iu nënshtrua një tamponi që më pas rezultoi pozitiv.
Pas kryerjes së tamponit dhe për familjarët e tij rezultoi se 5 prej tyre janë infektuar gjithashtu.
Si masë paraprake, dy klasat e shkollës fillore ku frekuentonin fëmijët u vendosën në izolim, ku deri më tani nuk ka pasur asnjë infeksion tjetër pas dy serive të testeve. Teksa, pritet të testohen 133 pasagjerët e fluturimit nga Afrika e Jugut.