TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një rast i variantit "Omicron" të Covid-19 është zbuluar së fundi në Itali.
Rasti u zbulua ne Laboratorin e Mikrobiologjisë Klinike, Virologjisë dhe Diagnostifikimit Biourgjent të Spitalit Sacco në Milano nga një kampion pozitiv i një pacienti që vinte nga Mozambiku.
Pacienti dhe kontaktet e tij familjare ishin në gjendje të mirë shëndetësore, tha Instituti Kombëtar i Shëndetit (ISS).
Tashmë ky variant është kthyer në një shqetësim pasi Britania e Belgjika tashmë kanë konfirmuar përkatësisht nga dy raste, ndërkohë që janë mbyllur fluturimet me Afrikën.