BOTA, 28 Nëntor 2021, 10:49

Izraeli ndalon fluturimet ndërkombëtare për dy javë, shkak përhapja e variantit të ri të koronavirusit

Izraeli ndalon fluturimet ndërkombëtare për dy javë, shkak

Përhapja e mutacionit të ri Omicron i Covid 19 ka bërë që shumë vende në botë të marrin masa të tjera shtesë.

Izraeli është një ndër vendet që në kuadër të parandalimit të variantit të ri ka ndaluar fluturimet ndërkombëtare për dy javët e ardhshme.

Masat e tjera të vendosura janë një izolim prej të paktën tre ditësh për qytetarët izraelitë që vijnë nga jashtë.

Ata nga vendet në zonën e kuqe do të duhet të karantinohen në hotelet e përcaktuar nga autoritetet derisa të kenë një rezultat negativ të testit anti-Covid.

Shërbimi i sigurisë së brendshme Shin Bet do të përdoret për të gjetur personat e infektuar.

Kryeministri Naftali Bennett, i cili drejtoi punën e komitetit ndërministror, ​​i justifikoi vendimet me situatën e pasigurisë së shkaktuar nga përhapja e variantit të ri të virusit dhe me nevojën për të të përdorur shumë kujdes, derisa të mësohet më shumë rreth këtij varianti.