BOTA, 15 Korrik 2022, 22:58

Ekzekutimi nga policia i 25-vjeçarit me ngjyrë në SHBA, del autopsia: Është qëlluar me armë 46 herë

Ekzekutimi nga policia i 25-vjeçarit me ngjyrë në SHBA, del

Mediat e huaja kanë publikuar raportin e autopsisë të 25-vjeçarit që u vra nga poilicia e Ohios muajin e kaluar.

Sipas raportit në trupin e të riut me ngjyrë u gjetën 46 plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Ekzaminuesi mjekësor tha se ishte e pamundur të dihej se cili plumb vrau Jayland Walker, ose sa të plumba u qëlluan në total.

Raporti vjen dy ditë pasi qindra njerëz protestuan për vdekjen e tij në qytetin e Akronit.

Zyrtarët kanë shpallur një shtetrrethim të premten në mbrëmje për shkak të protestave masive në vend.

Sipas ekspertit mjekësor, Walker pësoi lëndime të rënda në zemër, mushkëri dhe arterie nga të shtënat e 27 qershorit në qytetin Akron.

Pamjet e kamerave të trupit të policisë tregojnë Walker, me një maskë skish, duke u hedhur nga automjeti në lëvizje dhe duke u futur në një parking ku policia hapi zjarr ndaj tij nga shumë drejtime.