TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zyrtar i lartë ukrainas ka akuzuar Rusinë për përshkallëzim të sulmeve vdekjeprurëse ndaj civilëve.
Pas sulmeve të fundit me raketa, duke përfshirë goditjen ndaj qytetit Vinnytsia, ku u vranë 23 persona përfshirë tre fëmijë, Rusia po vijon të sulmojë civilët.
Oleksiy Danilov, sekretari i këshillit të sigurisë kombëtare të Ukrainës ka theksuar se nga monitorimi i sulmeve ruse rezulton se ushtria e Putini ka përshkallëzuar goditjen ndaj civilëve ukrainas.
“Ne kemi një sistem për të monitoruar dhe gjurmuar të gjitha sulmet ajrore dhe sulmet e tjera në vendin tonë. Ajo që kemi vërejtur kohët e fundit është një tendencë për të shkatërruar gjithnjë e më shumë objektiva civilë. Ata kanë vendosur të terrorizojnë popullsinë civile”, është shprehur Danilov për ‘The Guardian’.