BOTA, 15 Korrik 2022, 21:56

Kryeministri hungarez: Me sanksionet ndaj Rusisë, Europa ka goditur veten. Duhet të ndryshojë politikë

Kryeministri hungarez: Me sanksionet ndaj Rusisë, Europa ka goditur veten.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, që qeveris Hungarinë që nga viti 2010 dhe shpesh përplaset me Brukselin, ka qenë një kritik i ashpër i sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj naftës ruse.

Në një fjalim në radion kombëtare, Orban u kërkoi udhëheqësve të BE-së të ndryshojnë politikën e sanksioneve.

“Fillimisht mendova se thjesht e qëlluam veten në këmbë, por ekonomia evropiane e qëlloi veten në mushkëri dhe po gulçon për ajër. Ka vende të përkushtuara ndaj politikës së sanksioneve, por Brukseli duhet të pranojë se sanksionet ishin një gabim, se nuk e ka përmbushur qëllimin e tij dhe madje ka pasur efektin e kundërt. Brukseli mendoi se politika e sanksioneve do të dëmtonte rusët, por kjo na dëmton më shumë neve”, u shpreh Orban. 

Në qershor, 27 vendet e BE-së miratuan zyrtarisht një ndalim për shumicën e importeve të naftës ruse pas disa javësh rezistencë nga Hungaria, duke iu dorëzuar përfundimisht kërkesës së Orban për të përjashtuar naftën ruse të dorëzuar me tubacion.