TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka bërë të ditur se ai ka ngritur çështjen e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi gjatë një takimi me princin e kurorës të Arabisë Saudite.
Biden i cili ndodhet në Arabinë Saudite për të rindërtuar marrëdhëniet, theksoi se e kishte bërë të qartë se vrasja çështje ‘jetike dhe rëndësishme për mua dhe Shtetet e Bashkuara’.
Sipas Bidenit, dy vendet arritën marrëveshje për çështje të tjera.
Vizita e zotit Biden është kritikuar duke qenë se qeveria saudite akuzohet për vrasjen e gazetarit disident me bazë në SHBA, Khashoggi në vitin 2018.
Princi i kurorës Mohammed bin Salman u akuzua nga agjencitë e inteligjencës amerikane se kishte kërkuar vrasjen e gazetarit.
Princi gjithmonë i ka mohuar akuzat dhe prokurorët sauditë fajësuan agjentët sauditë.