BOTA, 21 Gusht 2023, 20:25

OKB ndërhyri pas “përplasjes” në Qipron Veriore, Erdogan: Forcat paqeruajtëse u treguan të njëanshme kundrejt Greqisë

OKB ndërhyri pas “përplasjes” në Qipron Veriore,

Pala turke ka reaguar në lidhje me konfliktin me Greqinë, pas ndërhyrjes së OKB në Qipron Veriore.

Në një deklaratë për mediat, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se ndërhyrja e OKB-së në ‘zonë e vdekur’ ishte e panevojshme, pasi Turqia nuk do të lejojë veprimet e paligjshme.

“Ndërhyrja e OKB-së ishte e papranueshme. Turqia, si një fuqi garantuese, nuk do të lejojë veprime të paligjshme në Qipro dhe pret një zgjidhje humanitare. Parandalimi i turqve qipriotë që jetojnë në Pyla për të arritur në atdheun e tyre nuk është as ligjore dhe as njerëzore. Forca paqeruajtëse e OKB-së dukej se ishte e njëanshme nga ndërhyrja e saj në Qipron Veriore,” argumentoi ai.

Lidhur me konfliktin e Turqisë dhe Greqisë, për ‘tokën e vdekur’, OKB ka kërkuar shmangien e incidenteve në Vijën e Gjelbër, ku në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit do të diskutohet edhe episodi i ndodhur.

Përparësitë kryesore të OKB-së janë shmangia e tensioneve midis dy palëve dhe ruajtja e status quo-së në Zonën e Vdekur.