BOTA, 21 Gusht 2023, 19:25

Zelensky në Athinë, Mitsotakis: Jemi me popullin tuaj! Krimet e Rusisë duhet të ndëshkohen nga drejtësia ndërkombëtare

Zelensky në Athinë, Mitsotakis: Jemi me popullin tuaj! Krimet e

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis kanë mbajtur deklaratë të përbashkët në Pallatin Maximos, Greqi.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Mitsotakis mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për luftën e Ukrainës dhe tha se krimet e luftës të kryera në tokën ukrainase duhet të ndëshkohen nga drejtësia ndërkombëtare.

“Nuk ka se si të shpallim ndonjëherë aneksimin e paligjshëm të zonave të Ukrainës nga Rusia. Një vend pranë jush për ne është çështje parimore”, theksoi Kyriakos Mitsotakis.

Ndër të tjera, kryeministri grek tha se Greqia është në anën e ukrainasve, sepse dy popujt kanë lidhje  historike, ku përmendi Mariupolin, “një qytet me emër grek dhe gjak grek”, siç theksoi ai dhe krimet që janë kryer atje, si dhe Odesa.