BOTA, 20 Gusht 2023, 19:00

Gara për president në Ekuador/ Pritet bojkot i zgjedhjeve, ushtria në qendrat e votimit

Gara për president në Ekuador/ Pritet bojkot i zgjedhjeve, ushtria

Në Ekuador mbahen sot zgjedhjet presidenciale, nën kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, pas vrasjes më datë 9 gusht të Fernando Villavincencio, një prej kandidatëve kryesor në garë.

Për postin e presidentit kandidojnë Rafael Correa, ish president i vendit dhe Luiza Gonzales, me profesion avokate, që ka kryesuar sondazhet gjatë fushatës elektorale.

Besimi për zgjedhje të ndershme në vend ka rënë. Shumë prej qytetarëve kanë deklaruar për mediat ndërkombëtare se nuk kanë ndërmend të dalin në zgjedhje apo nuk besojnë se këto zgjedhje mund të ndryshojnë diçka në vend.

Në dispozicion janë vendosur forcat e policisë por edhe ushtria e vendit, që po shërbejnë si roje pranë qendrave të votimit.