TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në ndërtesën e një prej shtëpive kryesore të medias ruse, Rasija Sevodnja, dhe disa të tjerave në qendër të Moskës, janë shfaqur grafite me flamujt e Serbisë dhe Rusisë dhe mbishkrimin “Rusët dhe serbët vëllezër përgjithmonë”, si dhe “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”, raporton agjencia e lajmeve serbe N1.
Përveç Moskës, grafite të tilla janë parë edhe në Shën Petersburg, Yekaterinburg, Saratov, Tyumen dhe Orel.
Aksione të ngjashme u kryen edhe në fillim të vitit, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kur në Moskë u organizua një protestë para Ambasadës së Serbisë, ku të pranishmit mbanin pankartat “NATO është vrasësi i sllaveve”, “Kosova është Serbi” dhe “Rusët dhe serbët janë vëllezër përgjithmonë”.
Grafiti luftënxitës “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” ishte vizatuar para disa edhe pranë ish-kazermës ushtarake në Podgoricë, por është fshirë nga policia e Malit të Zi me kërkesën e kryetares së kryeqytetit malazez, Olivera Injaç.
Mesazhi i grafitit është pjesë e një kënge turbo-folk të kënduar nga mitropoliti Amfilohije i Kishës Ortodokse Serbe dhe peshkopi Atanasije, ndërsa këtë mesazh e kanë shfaqur para dy jave tifozët e klubit futbollistik “Crvena Zvezda (Ylli i Kuq)” në Beograd.