TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Franca ka vendosur një rekord të ri për infeksionet me koronavirus, me numrin total të rasteve që i afrohet 100 mijë, gjë që detyroi qeverinë të thërriste një mbledhje urgjente për pandeminë të hënën për të diskutuar mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme .
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 94,124 raste të reja, ndërsa numri i të sëmurëve arriti në nivelin më të lartë të shtatë muajve, në 16,200.
Në 24 orët e fundit 167 persona të tjerë vdiqën nga Covid-19, duke e çuar numrin total të viktimave në 122,462 që nga fillimi i pandemisë.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 8.98 milionë, që e rendit Francën në vendin e shtatë në botë.
Më herët sot, Elysee njoftoi se Presidenti Emanuel Macron do të thërrasë një takim për Covid-19 të hënën.