BOTA, 23 Dhjetor 2021, 15:33

Gjermania regjistron viktimën e parë me variantin "Omicron"

Gjermania regjistron viktimën e parë me variantin "Omicron"

Gjermania ka konfirmuar viktimën e parë me variantin "Omicron", sipas institutit gjerman për Sëmundjeve Infektive (RKI), Robert Koch.

"Viktima ishte një burrë midis 60 dhe 79 vjeç", shkruajnë mediat gjermane, duke iu referuar rastit në fjalë.

Deri më tani, vendi ka raportuar 810 raste me "Omicron", duke e çuar numrin total në 3198.

Gjermania ka regjistruar 6,918,033 raste me koronavirus dhe 110,244 viktima që nga fillimi pandemisë.