BOTA, 24 Dhjetor 2021, 20:01

Koronavirusi në Itali/ Mbi 50 mijë raste të reja dhe 141 viktima në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Itali/ Mbi 50 mijë raste të reja dhe 141 viktima

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 141 qytetarë kanë humbur jetën në Itali nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundi.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 136,386 viktima.

Gjithashtu, është rritur numri i rasteve me koronavirus. Janë identifikuar 50,599 raste të reja nga 929, 775 teste të kryera.

Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 5, 567, 644 raste.

Aktualisht në Itali janë 460, 674 raste pozitivë me COVID.