TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rusia dëshiron të shmangë konfliktin me Ukrainën dhe Perëndimin, sipas një deklaratë të presidentit rus Vladimir Putin, duke kërkuar një përgjigje “të menjëhershme” nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ndaj kërkesës së Moskës për garanci të sigurisë.
Putin tha se Rusia kishte marrë një përgjigje pozitive ndaj propozimeve të sigurisë që i dorëzoi Shteteve të Bashkuara këtë muaj dhe se negociatat do të fillonin në fillim të vitit të ardhshëm në Gjenevë.
“Shpresoj se zhvillimi i situatës të vazhdojë të jetë pozitiv,” tha ai.
Rusia ndërkohë ka hedhur poshtë akuzat e Ukrainës dhe të SHBA-së se për një pushtim të mundshëm të Ukrainës.
Vendi gjithashtu ka deklaruar se kërkon disa premtime nga Perëndimi – duke përfshirë një premtim për të pezulluar aktivitetet ushtarake të NATO-s në Europën Lindore – sepse siguria e saj kërcënohet nga lidhjet në rritje të Ukrainës me aleancën perëndimore dhe nga mundësia që NATO-s të mbrojë territorin ukrainas.