BOTA, 16 Prill 2024, 18:30

Nuk ka parë stuhi të tillë për më shumë se 20 vite, rrugët e Dubait përmbyten pas shiut të dendur

Nuk ka parë stuhi të tillë për më shumë se 20

Stuhitë më të këqija në 20 vitet e fundit goditën rajonin – Banorët urdhërohen të qëndrojnë në shtëpi

Një valë e re stuhish që sjell shi të rrëmbyeshëm dhe madje breshër në pjesën më të madhe të Emirateve të Bashkuara Arabe po godet rajonin e Dubait, duke e kthyer në një qytet lundrues, siç tregojnë imazhet që qarkullojnë në mediat sociale.

Kushtet e pafavorshme klimatike pritet të vazhdojnë edhe mëngjesin e së mërkurës, ku banorëve u është kërkuar të respektojnë masat e sigurisë gjatë kohës që zgjat moti i keq, me reshje bore, që mbuluan sipërfaqe të mëdha.

Ndërsa stuhitë e dendura të shiut dhe breshërit vazhdojnë – më e keqja në Emiratet e Bashkuara Arabe në 20 vjet – autoritetet e Dubait po u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda shtëpive dhe të mos lëvizin.

Nuk ka parë stuhi të tillë për më shumë se 20

Drejtuesit në Dubai këshillojnë të shmangin Rrugën Al Asayel dhe Rrugën e Parë Al Khail që vijnë nga Business Bay drejt Jebel Ali dhe të përdorin rrugë alternative si Rruga Al Khail dhe Rruga Sheikh Zayed. Në Ras Al Khaimah, shërbimet e urgjencës kanë mbyllur rrugën nën urën e daljes 129 dhe hyrjen në tregun Al Kuvajt. Në Sharjah është mbyllur unaza për në Kalbah.

Shkollat ​​në të gjithë vendin u mbyllën kryesisht përpara stuhisë dhe punonjësit e qeverisë po punonjnë në distancë. Shumë punëtorë gjithashtu qëndruan në shtëpitë e tyre, megjithëse disa u përpoqën të dilnin, ndërsa pati nga ata dolën dhe automjetet e tyre u zhytën në ujë.

Në Oman, numri i të vdekurve të njoftuar të martën përfshinte të paktën nëntë studentë dhe shoferin e tyre, automjeti i të cilit u përfshi nga përmbytjet në Samad A’Shan të dielën.