TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mirandola të Italisë, ku një mjek është dhunuar barbarisht nga një pacient. Ai kishte kërkuar 10 ditë raport mjekësor, por mjeku i kishte dhënë vetëm për dy ditë.
Mjeku ka pësuar disa lëndime dhe përfundoi si pacient në spital.
“Ky është një episod shumë i rëndë, i cili është edhe një alarm zgjimi. Të mos harrojmë se mohimi i një shërbimi që mjeku e gjykon të papërshtatshëm është, sipas të dhënave të observatorit ministror, një nga arsyet që më shpesh shkakton dhunë”, tha presidenti i Federatës së Shoqatave Kombëtare të Mjekësisë, Filippo Anelli.