TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një incident me thikë në një transmetim live ka ndodhur në zonën e Sydneyt (Sidneit) në Australi, vetëm 24 orë pas sulmit fatal në një qendër tregtare, që la së paku gjashtë persona të vdekur.
Sulmi ka ndodhur, teksa një prift ishte duke predikuar në kishën ‘The Good Shepherd’ dhe pranë tij shkoi një agresor me thikë, që e qëlloi.
Besimtarët që ndodheshin në kishë në atë moment kanë shkuar menjëherë të ndihmojnë priftin. Nga incidenti së paku katër persona raportohet se janë plagosur. Agresori u arrestua, ndërsa prifti është jashtë rrezikut për jetën.
Prifti që u qëllua me thikë quhet Mari Emmanuel dhe kishte impakt në publik, pasi ndiqej nga shumë persona në rrjetet sociale. Ai fitoi famë edhe gjatë kohës së pandemisë, kur predikonte se bllokimi i Sydneyt (Sidenit) është “skllavëri moderne”, duke shtuar se vaksinat janë të kota, pasi jeta “normale” rrit imunitetin.