BOTA, 15 Prill 2024, 10:58

Netanyahu do të mbledhë sërish sot kabinetin e luftës. A do të kundërpërgjigjet Izraeli ndaj Iranit?

Netanyahu do të mbledhë sërish sot kabinetin e luftës. A do

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të mbledhë sot në orën 11:00 (14:00 me orën tonë) kabinetin e luftës.

Kabineti i luftës, pjesë e të cilës janë  kryeministri Netanyahu, Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, Ministri Benny Gantz dhe disa vëzhgues, zhvilluan një takim edhe ditën e djeshme.

Megjithatë asnjë dakordësi nuk u arrit në lidhje me sulmin e Iranit më 13 prill.

Mbetet për t’u parë nëse diçka do të arrihet të vendoset në mbledhjen e sotme.