BOTA, 17 Nëntor 2021, 18:52

Njerëzit dalin me vrap nga dyqanet, lëkundje tërmeti në Turqi (VIDEO)

Njerëzit dalin me vrap nga dyqanet, lëkundje tërmeti në

Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Turqinë sot, duke krijuar panik te qytetarët.

Siç shihet nga pamjet e përcjella në rrjete sociale në momentin e rënies së tërmetit njerëzit kanë dalë me vrap nga dyqanet.

Njëri tërmet ishte me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter dhe është regjistruar në zonën e Duzce, në një thellësi prej 7.9 kilometrash.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 200 kilometra larg Stambollit, pasuar nga një seri tërmetesh pak më të dobëta, por ende të forta, me magnitudë 4.9 dhe 5 të shkallës Rihter.