TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia në Milano arrestoi të mërkurën një vajzë italiane, 19 vjeçe, nën akuzat për terrorizëm ndërkombëtar.
Sipas agjencive të lajmeve në Itali, e dyshuara, “e cila ka rrënjë kosovare”, u dërgua në burg.
Gjykatësi i hetimeve paraprake tha se disa nga mijëra fotografitë dhe videot e ruajtura në telefonin e vajzës, kanë përmbajtje të krijuar nga krahu mediatik i grupit militant Shteti Islamik (IS), i njohur si “Al Hayat Media Center”.
Këto përfshijnë skena të luftës, “ekzekutime të të pafeve me prerje të kokës” dhe “skena të sulmeve terroriste”.
Siç raporton agjencia ANSA, në telefonin e së dyshuarës ka edhe një fotografi të një burri që ka hedhur veten në erë në Aeroportin e Kabulit, më 26 gusht.
Së paku 183 njerëz janë vrarë në këtë sulm, përfshirë 170 civilë afganë dhe 13 pjesëtarë të ushtrisë amerikane.
Nga viti 2011, kur Shteti Islamik ka marrë kontrollin e shumë territoreve në Siri dhe Irak, qindra kosovarë, në mesin e tyre edhe gra, kanë udhëtuar drejt këtyre vendeve.
Disa prej tyre janë vrarë ose kanë mbetur në zonat e luftës edhe pasi Shteti Islamik është shpallur i mposhtur në ato territore, në vitin 2019, ndërsa të tjerë janë riatdhesuar në Kosovë./REL