BOTA, 17 Nëntor 2021, 16:07

"Situatë dramatike, vala e katërt po na godet me forcë"/ Merkel ngre alarmin për pandeminë. Europa e goditur më rëndë

"Situatë dramatike, vala e katërt po na godet me
Angela Merkel gjatë vizitës në Tiranë/ 2021

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka përshkruar situatën e shkaktuar prej Covid-19 si "dramatike". 

Në Gjermani dhe mbarë Europën ka patur një rritje të infektimeve. 

"Vala e katërt po e godet vendin tonë me forcë të plotë", kështu deklaroi Merkel gjatë një konference me kryebashkiakët e qyteteve. 

"Numri i infektimeve ditore është më i lartë se ndonjëherë dhe shifrat e fataliteteve janë gjithashtu të frikshme", tha ajo. 

Merkel bëri gjithashtu thirrje për vaksinimin e popullatës. 

Vala e katërt e pandemisë ka goditur mbarë Europën. Sipas Institutit Robert Koch, rastet në Gjermani janë rritur me 52,826, ndërkohë që qeveria qëndrore dhe liderët lokalë pritet të takohen për t'u dakordësuar për masat e nevojshme, në mënyrë që të frenohet përhapja e virusit. 


Çfarë po ndodh në Europë? 

Kudo në Europë janë vërejtur shifra më të larta infektimesh. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, infektimet me Covid në këtë kontinent u rritën me 7% në javën e fundit, ndërkohë që vdekjet u rritën me 10%. Rreth 2/3 e infekimeve në rang global, 1.9 milionë persona, ishin në Europë, përveç Europës lindore dhe qëndrore. 

Hollanda u bë të shtunën vendi i parë të Europën Perëndimore, që vendosi kufizime të pjesshme. Ndërkohë Berlini nuk lejon hyrjen e të pavaksinuarve në bare dhe restorante. Në të njëjtën linjë, në Francë po nxitohet për përmirësimin e vaksinimeve të treta. 

Ekspertët vlerësojnë se shkaqet e kësaj situate të përkeqësuar, janë në fakt një kombinim faktorësh, duke përfshirë marrjen e ulët të vaksinave, rënien e imunitetit tek personat që janë vaksinuar herët, mosmbajtja e maskave dhe distancimi social i munguar, pas vendimeve të qeverive për të lehtësuar masat që prej stinës së verës.