TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sulmues kamikazë kanë shënjestruar kryeqytetin e Ugandës, Kampalën, duke vrarë të paktën tre persona e plagosur më shumë 30 të tjerë. Tre sulmues me motora, hodhën vetën në erë pranë parlamentit dhe selisë qendrore të policisë.
Numri i të vdekurve pritet që të thellohet më tepër, shkruan BBC. Zyrtarët fajësuan për këto sulme, Forcën Demokratike Aleate, një grup i armatosur me bazë në DR Kongo.
“Kërcënimet për shpërthime janë sistematikisht aktive në Ugandë, ku kryesisht bëhet fjalë për sulmet vetëvrasëse”, shkruan BBC.
Mes të vrarëve sipas autoriteteve janë edhe dy policë të vrarë, ndërsa shumica e të plagosurve janë në gjendje kritike.