TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duke folur për sulmet e supozuara të Rusisë ndaj disa vendeve evropiane, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina ka interceptuar 92 dronë të drejtuar drejt Polonisë dhe paralajmëroi se “Italia mund të jetë e radhës”. Këtë ai e tha në një postim në platformën X.
Tajani: Dronë rusë? Nuk besoj se Italia është objektiv ushtarak
“Shpresoj që kjo të mos ndodhë, por nuk besoj se Putini dëshiron të nisë Luftën e Tretë Botërore dhe nuk mendoj që Italia është objektiv ushtarak,” tha zëvendëskryeministri Antonio Tajani në emisionin 4 di Sera Weekend në Rete4, duke komentuar paralajmërimin e Zelenskyt për mundësinë që dronët rusë të fluturojnë edhe mbi Italinë.
Megjithatë, Tajani sqaroi se “mbrojtja ajrore italiane është në gjendje të kontrollojë çfarë po ndodh dhe të rrëzojë dronë me qëllime kërcënuese”. Sipas ministrit të Jashtëm, “Putin po teston reagimet e Perëndimit, por Perëndimi ka treguar se di të reagojë”. Ai shtoi se duket se bëhet fjalë për “mesazhe politike dhe jo ushtarake” nga ana e Rusisë.