BOTA, 13 Dhjetor 2024, 09:46

Ngjarja tragjike: Shpërthen zjarri në spital! 8 të vrarë dhe 30 të plagosur. Ja çfarë dyshohet

Ngjarja tragjike: Shpërthen zjarri në spital! 8 të vrarë dhe

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Indi.

Një spital është përfshirë nga flakët e zjarrit në Indinë jugore, ku për pasojë kanë mbetur të paktën gjashtë persona të vrarë, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur.

Zjarri, shkaku i të cilit po hetohet, shpërtheu vonë të enjten në mbrëmje në shtetin jugor të Tamil Nadu.

Zjarri filloi në recepsionin në katin e parë përpara se të përhapej me shpejtësi në katet e tjera, sipas gazetës Times of India.

Zjarri erdhi disa javë pasi dhjetë të porsalindur vdiqën në një zjarr në spital në Uttar Pradesh.

Në fillim të këtij viti, një incident i ngjashëm në një spital pediatrik në kryeqytetin Nju Delhi rezultoi në vdekjen e dhjetë të porsalindurve.

Ndërsa të paktën 27 njerëz, përfshirë shumë fëmijë, humbën jetën kur një zjarr shpërtheu në një park të mbushur plot me njerëz gjatë muajit maj në shtetin e Gujarat (në veriperëndim).