TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bisedimet rreth sulmeve të ushtrisë izraelite në Siri vijojnë pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad. Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dha opinionin e tij ndaj veprimeve të ushtrisë izraelite në Siri.
“Është shumë e rëndësishme që të përpiqemi të mos nxisim një konflikt të ri. Izraelitët kanë qenë të qartë për atë që po bëjnë dhe pse po e bëjnë.
Ata po sigurohen që armët dhe pajisjet ushtarake që janë braktisur nga ushtria siriane, të mos bien në duar të gabuara, terroristëve apo ekstremistëve”, tha Blinken. Kujtojmë se Izraeli dërgoi trupa në “zonën neutrale” mes Izraelit dhe Sirisë dhe goditi bazat ajrore siriane, portet dhe rezerva armësh në të gjithë vendin.