TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Nju Jorkut ka paralajmëruar drejtuesit e industrisë private të sigurimeve shëndetësore që të jenë vigjilentë pas zbulimit të një “liste objektivash” që qarkullon në internet pas vrasjes së Brian Thomson, CEO i United Healthcare.
Paralajmërimi gjendet në një “buletin” i cili përmban disa komente në internet për emrat dhe pagat e VIP-ave të tjerë në industrinë e sigurimeve shëndetësore dhe mbi posterat “Wanted”, (të kërkuar) të postuar në vende të ndryshme në Manhatan pas atentatit.
Paralajmërimi vjen pasi një det postimesh në mediat sociale tregojnë se i dyshuari Luigi Mangione mund të shihet si një “martir” që mund të frymëzojë ekstremistët për të vepruar.
Ndërkohë policia e Nju Jorkut bëri të ditur se plumbat e gjetur në skenën e vrasjes së CEO-s së UnitedHealthcare, Brian Thompson, përputhen me armën e sekuestruar nga vrasësi i dyshuar Luigi Mangione.
“Arma është në laboratorët e NYPD-së dhe ne mundëm ta përputhim atë me tre gëzhoja të gjetura në vendin e vrasjes,” tha shefja e policisë së Nju Jorkut Jessica Tisch, duke konfirmuar gjithashtu se policia përputhi gjurmët e gishtërinjve të Mangione me ato të gjetura në një shishe me ujë në një lokal pranë vendit të vrasjes.