TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një vajzë e vogël u gjet e vetme pranë Lampedusa të Italisë me një varkë pasi u shpëtua nga një OJQ. Me origjinë nga Sierra Leone, 11-vjeçarja ishte në një varkë që u largua nga Tunizia më 8 dhjetor.
Siç raportojnë mediat italiane, vajza është e vetmja që i mbijetoi mbytjes së një anijeje metalike tre ditë më parë. Sipas rrëfimit të vogëlushes, anija me 45 persona në bord u fundos për shkak të një stuhie.
Ajo u nxor nga deti nga një anije me vela e një OJQ-je, e cila ndodhej në zonë për një tjetër ndërhyrje.