BOTA, 20 Korrik 2025, 15:45

Netanyahu helmohet nga ushqimi, do të punojë nga shtëpia për tri ditë

Netanyahu helmohet nga ushqimi, do të punojë nga shtëpia për

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po shërohet nga një helmim nga ushqimi.

Kështu ka thënë zyra e tij të dielën, raportojnë mediat e huaja.

Siç është bërë e ditur më tej, si pasojë, ai do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij ndërsa pushon në shtëpi për tre ditët e ardhshme.

Netanyahu, 75 vjeç, u sëmur gjatë natës dhe u zbulua se vuante nga inflamacion i zorrëve dhe dehidratim, për të cilat po merr lëngje intravenoze, citohet të jetë thënë në një deklaratë.

“Në përputhje me udhëzimet e mjekëve të tij, kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditët e ardhshme dhe do të menaxhojë punët e shtetit prej andej”, shtoi zyra e tij.

Netanyahut iu vendos një stimulues kardiak në vitin 2023 dhe dhjetorin e kaluar pati një intervenim në prostatë pasi u diagnostikua me një infeksion të traktit urinar.