TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mijëra njerëz u mblodhën në Varshavë dhe ne rreth 80 qyetete të tjera në të gjithë Poloninë për të protestuar kundër pranimit të emigrantëve.
Tubimet u organizuan nga aleanca politike e ekstremit të djathtë “Konfederata”.
Policia i përshkroi protestat si kryesisht paqësore. Megjithatë, oficerët në Varshavë ndërhynë kur huliganët e ekstremit të djathtë të lidhur me klubin e futbollit “Legia Varshavë” sulmuan një grup kundër-demonstruesish.
“Konfederata”, e njohur për retorikën e saj nxitëse kundër të huajve, personave LGBTQ+ dhe Bashkimit Evropian, përfaqësohet si në Parlamentin polak ashtu edhe në atë evropian.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2025, kandidati i partisë u rendit i treti.
Sondazhet e kryera këtë muaj për portalin e lajmeve Onet.pl sugjerojnë se partia po fiton terren mes pakënaqësisë në rritje me qeverinë aktuale.
Më shumë se 30% e të anketuarve thanë se do të mbështesnin pjesëmarrjen e ekstremit të djathtë “Konfederata” në një koalicion qeverisës të ardhshëm