BOTA, 9 Korrik 2023, 17:33

SHBA vret liderin e ISIS në Siri Osama al-Muhazir

SHBA vret liderin e ISIS në Siri Osama al-Muhazir

Usamah al-Muhajir, një udhëheqës i grupit terrorist të Shtetit Islamik në Sirinë lindore është vrarë nga një sulm me dron të kryer nga i njëjti avion amerikan që ishte provokuar nga forcat ruse disa orë më parë, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne e kemi bërë të qartë se ne mbetemi të përkushtuar për humbjen e ISIS në të gjithë rajonin. ISIS mbetet një kërcënim, jo ​​vetëm për rajonin, por edhe më gjerë," tha gjenerali Michael Erik Kurilla, komandanti i Komandës Qendrore të SHBA, në një deklaratë.  

“Sulmi i së premtes u krye nga të njëjtat MQ-9 që më herët gjatë ditës ishin ngacmuar nga avionët rusë në një përplasje që kishte zgjatur pothuajse dy orë”, tha CENTCOM.

Pentagoni i ka bërë thirrje Rusisë që të ndalojë sjelljen e saj të pamatur në Siri dhe tha se veprimet e Rusisë ishin joprofesionale dhe të pasigurta.