TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërkohë që pushtimi i Rusisë ka hyrë në javën e tretë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky vazhdon të mbetet sfidues, duke theksuar se “kurrë nuk do të jenë skllevër të Rusisë apo të Presidentit të saj Vladimir Putin”.
Në një video të postuar në llogarinë e tij në Telegram, Zelensky, ende i tronditur nga sulmi rus në maternitetin e qytetit Mariupol falënderoi popullin e Ukrainës që me këmbëngulje po lufton kundër forcave pushtuese që kanë bombarduar vendin.
Pasi shpalli një ligj që lejon Ukrainën të konfiskojë çdo pronë në pronësi të Rusisë ose banorëve rusë, Zelensky i dërgoi një mesazh tjetër Putinit, por pa përmendur emrin e tij.
“Falë ushtrisë sonë, gardës kombëtare, rojeve kufitare, policisë, Forcave të Mbrojtjes Territoriale dhe të gjithëve që iu bashkuan mbrojtjes së shtetit, ne nuk u bëmë skllevër dhe nuk do të bëhemi kurrë”, tha ai. “Sepse ky është shpirti ynë, ky është fati ynë.”