BOTA, 10 Mars 2022, 16:22

Putin e pranon: Sanksionet e Perëndimit i kanë krijuar probleme Rusisë

Putin e pranon: Sanksionet e Perëndimit i kanë krijuar probleme

Vladimir Putin ka pranuar se sanksionet e Perëndimit kanë “krijuar disa probleme dhe vështirësi” për Rusinë.

Megjithatë presidenti rus nuk dorëzohet duke thënë se do t'i zgjidhë.

“Ne do t’i zgjidhim problemet”, tha Putin.

Që nga pushtimi i Ukrainës, Rusia është bërë vendi më i sanksionuar në botë, duke ia kaluar kështu edhe Iranit.

Tani ka më shumë sanksione kundër Rusisë sesa kundër Iranit, Venezuelës, Mianmarit dhe Kubës së bashku, sipas Castellum.Al.