BOTA, 10 Mars 2022, 16:35

Putin dhe Lukashenko do të takohen të premten në Moskë, zbardhet tema e bisedës

Putin dhe Lukashenko do të takohen të premten në Moskë,

Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet të premten në Moskë me liderin bjellorus Alexander Lukashenko, raporton agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve Belta.

Sipas Belta, Lukashenko dhe Putin do të diskutojnë çështje aktuale të marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimin e bashkëpunimit të Shtetit Union të Rusisë dhe Bjellorusisë, bashkëpunimin ekonomik nën presionin e sanksioneve, si dhe situatën në rajon dhe Ukrainë.

Bjellorusia është një aleat i Rusisë dhe po përdoret si një pikë nisjeje për trupat ruse në Ukrainë.