BOTA, 8 Korrik 2025, 15:12

Përplaset nga avioni, humb jetën në pistë një person në aeroportin e Bergamos

Përplaset nga avioni, humb jetën në pistë një person

Një person humbi jetën këtë mëngjes në aeroportin Orio al Serio të Bergamos.  Sipas informacioneve të deritanishme, ai kishte arritur të hynte në pistë dhe kishte filluar të vraponte në drejtim të një avioni që kishte filluar të ecte.

Motori i aeroplanit thuhet se e ka përplasur personin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Nuk është përcaktuar nëse ai ishte pasagjer apo punonjës i aeroportit.

Avioni, një Airbus A312, i përket kompanisë Volotea dhe po përgatitej të nisej drejt Asturias në Spanjën veriore. Pas incidentit tragjik, aeroporti i Bergamos mbeti i mbyllur për rreth një orë.