BOTA, 25 Dhjetor 2024, 14:52

Ndërpriten shërbimet hekurudhore në Francë/ Shoferi i trenit kryen vetëvrasje duke u hedhur nga mjeti në lëvizje

Ndërpriten shërbimet hekurudhore në Francë/ Shoferi i trenit

Shërbimet hekurudhore në Francë u ndërprenë në prag të Krishtlindjes pasi një shofer kreu vetëvrasje duke u hedhur nga treni i tij ndërsa ai po lëvizte, tha sot një burim gjyqësor.

“Procedurat automatike të sigurisë hekurudhore siguruan që treni të ndalonte”, shtoi prokuroria. U raportuan vonesa të trenave, duke prekur më shumë se 3,000 udhëtarë sot, në linjën që lidh Parisin me Francën juglindore. Sipas një burimi policor, drejtuesi i një treni është hedhur mbrëmë teksa ishte në lëvizje. Trupi i tij u gjet pak më vonë.

SNCF, kompania hekurudhore në pronësi të Francës, konfirmoi vdekjen e shoferit dje pasdite në linjën juglindore të shpejtësisë së lartë. “Ai i dha fund jetës ndërsa treni po lëvizte”, tha kompania hekurudhore për Le Parisien. “Të gjitha kompanitë hekurudhore janë në zi,” tha SNCF.