BOTA, 24 Dhjetor 2024, 19:54

Ish- presidenti Bill Klinton përfundon në spital, zbulohet gjendja

Ish- presidenti Bill Klinton përfundon në spital, zbulohet gjendja

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton doli nga spitali në Uashington, DC, ku po i nënshtrohej testimit dhe vëzhgimit pasi u prek nga ethet, tha zëdhënësi i tij për CNN. "Presidenti është mirë", tha për CNN në një intervistë Angel Urena, zëvendës shef i stafit të Clinton, duke shtuar se ish-presidenti shpreson të jetë në shtëpi deri në Krishtlindje.

“Ai mbetet në humor të mirë dhe e vlerëson thellësisht kujdesin e shkëlqyer që po merr”.

Clinton, 78 vjeç, ishte në shtëpinë e tij në Uashington kur u dërgua në Spitalin Universitar MedStar Georgetown. Ai pritet të qëndrojë të paktën gjatë natës në spital.