TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për herë të parë që pas shkatërrimit të saj nga zjarri në prill të vitit 2019, katedralja ikonike “Notre-Dame de Paris” ka pritur besimtarët për meshën e Krishtlindjeve, duke organizuar ceremoninë tradicionale për festën e lindjes së Jezusit.
Kryepeshkopi i Parisit, Laurent Ulrich, i cilu udhëhehoqi meshën, shprehu gëzim dhe mirënjohje për restaurimin e katedrales, duke e cilësuar atë si një “dhimbje të fshehur” që ka lënë vend për gëzimin e ribashkimit të besimtarëve me këtë vend të shenjtë. Kryepeshkopi I Parisit u lut për personat e prekur nga katastrofat natyrore dhe për miliona qytetarë të cilët po përballen me luftë në vendet e tyre si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në Europën Lindore duke iu referuar Luftës Rusi – Ukrainë.
Mbi 2 mijë besimtarë ndoqën meshën e mesnatës ndërsa radhët e gjata vijonin jashtë objektit ikonik të kryeqytetit Francez. Pas pesë vitesh restaurim, që ka kushtuar rreth 700 milionë euro, katedralja Notre Dame ne Paris u rihap në 7 dhjetor, duke tërhequr mijëra vizitorë dhe besimtarë. Në meshën e Mesnatës kryepeshkopi Ulrich theksoi se këto Krishtlindje janë një mundësi për të shprehur dashurinë dhe bujarinë, ndërkohë që po shikohet me shpresë Viti i Shenjtë 2025 i Kishës Katolike.