TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një krizë e madhe ndërkombëtare është “shumë më e mundshme” në mandatin e dytë të Donald Trump, duke pasur parasysh “paaftësinë” e presidentit të zgjedhur për t’u fokusuar në politikën e jashtme, ka paralajmëruar ish-ambasador i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, John Bolton.
Bolton, i cili ishte këshilltari më jetëgjatë i Trump për Sigurinë Kombëtare, ka bërë një kritikë të ashpër për mungesën e njohurive, interesit për faktet ose strategjinë koherente të tij.
Ai e ka përshkruar vendimmarrjen e Trumpit si të nxitur nga marrëdhëniet personale dhe jo nga një kuptim i thellë i interesave kombëtare.
Bolton ka hedhur poshtë gjithashtu pretendimet e Trump gjatë fushatës zgjedhore të këtij viti se vetëm ai mund të parandalonte një luftë të tretë botërore duke i dhënë fund të shpejtë konflikteve në Gaza dhe Ukrainë.
“Është Trump tipik: gjithçka është mburrje”, ka thënë Bolton për The Guardian.
“Bota është më e rrezikshme se kur ai ishte president më parë. E vetmja krizë e vërtetë që patëm ishte Covid, e cila është një krizë afatgjatë dhe jo kundër një fuqie të veçantë të huaj, por kundër një pandemie.
Rreziku i një krize ndërkombëtare të llojit të shekullit të 19-të është shumë më i mundshëm në një mandat të dytë të Trump. Duke pasur parasysh paaftësinë e Trumpit për t’u fokusuar në vendimmarrje koherente, unë jam shumë i shqetësuar se si mund të duket kjo”, është shprehur ai.