BOTA, 25 Dhjetor 2024, 09:54

VIDEO/ Flakë dhe tym, pamje tragjike nga momenti i rrëzimit dhe përplasjes së avionit me 72 persona në bord. 12 të mbijetuar

VIDEO/ Flakë dhe tym, pamje tragjike nga momenti i rrëzimit dhe

Një avion pasagjerësh me 72 persona në bord (67 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit) është rrëzuar sot – në ditën e Krishtlindjeve – në afërsi të qytetit Akhtau në Kazakistan.


Avioni drejtohej nga Azerbajxhani Airlines dhe ishte nisur nga Baku në Grozny, Çeçeni në Rusi, por për shkak të mjegullës në Grozny fluturimi u devijua.

Shërbimet zjarrfikëse po përpiqen të vënë zjarrin nën kontroll, ndërsa të mbijetuarit po trajtohen në një spital aty pranë.

Raportohet se 12 persona kanë arritur që t’i mbijetojnë aksidentit tragjik ajror.