BOTA, 29 Prill 2023, 20:19

Mungesë ilaçesh për fëmijët, mjekët europianë apel ministrave të Shëndetësisë: Shëndeti i tyre i rrezikuar në të gjithë Evropën. Duhet urgjentisht një zgjidhje!

Mungesë ilaçesh për fëmijët, mjekët

Shefi i Shoqatës Profesioniste Gjermane të Pediatërve dhe Adoleshentëve është një nga bashkë-nënshkruesit e një letre drejtuar ministrave të shëndetësisë, përfshirë Karl Lauterbach. Kërkohet një zgjidhje "urgjente".

Mjekët në Gjermani paralajmërojnë se ilaçet për fëmijët janë në mungesë, pasi homologët e tyre në disa vende evropiane e ngritën këtë çështje në një letër të hapur.

Kreu i shoqatës së pediatërve gjermanë, Thomas Fischbach, tha se kishte mungesë të ilaçeve në doza për fëmijët. Antibiotiku penicilina gjithashtu nuk ishte aktualisht i disponueshëm.

Fischbach është një nga nënshkruesit e një letre të hapur nga pediatër nga Gjermania, Franca, Austria dhe Zvicra, si dhe nga rajoni verior italian i Tirolit të Jugut. Ai i drejtohet ministrive përkatëse të shëndetësisë.

“Shëndeti i fëmijëve dhe adoleshentëve tanë është i rrezikuar në të gjithë Evropën nga mungesa e ilaçeve. Duhet urgjentisht një zgjidhje e shpejtë, e besueshme dhe e qëndrueshme!” thuhet në letër.