BOTA, 29 Prill 2023, 16:47

Bild: Gjermanët po trajnojnë ushtarët ukrainas për një kundërofensivë ndaj Rusisë në Krime

Bild: Gjermanët po trajnojnë ushtarët ukrainas për një

Instruktorët gjermanë po trajnojnë trupat ukrainase për t’u kundërpërgjigjur në një kundërofensive kundër forcave ruse.

Trajnimi po zhvillohet në baza ushtarake që janë thuajse në të gjithë Gjermaninë, shkruajnë mediat e huaja.

“Forcat speciale ukrainase po përgatiten për një ofensivë në bazat e  Bundeswehr-it”, shkruan gazeta gjermane Bild, duke theksuar se më shumë se 1000 ushtarë ukrainas janë vendosur aktualisht në bazat gjermane. Ushtarët ukrainas janë trajnuar posaçërisht për të luftuar në zonat e populluara.