BOTA, 29 Prill 2023, 13:43

Kreu i ushtrisë Wagner zbulon kur do nisë kundërofensiva ukrainase

Kreu i ushtrisë Wagner zbulon kur do nisë kundërofensiva

Ushtria ukrainase është gati për një kundërofensivë që do të nisë deri më 15 maj, ka paralajmëruar themeluesi i ushtrisë private Wagner, Yevgeny Prigozhin në një intervistë të publikuar të shtunën.

“Ushtria ukrainase është gati për kundërsulm. Ata u penguan nga moti i keq dhe, ndoshta, disa probleme të brendshme që duhej të zgjidhnin deri tani,” tha Prigozhin.

“Ofensiva do të fillojë 100% para 15 majit,” u shpreh Prigozhin.