BOTA, 29 Prill 2023, 19:26

"Indiferenca është një murtajë", Papa Françesku mesazh të fortë nga Hungaria për emigrantët

"Indiferenca është një murtajë", Papa

Papa Françesku ka qenë në Hungari dhe takuar njerëz nga të dyja anët e konfliktit. Mendohet se rreth 2.5 milionë refugjatë ukrainas kanë kaluar përtej kufirit në Hungari që nga pushtimi i Rusisë.

Duke folur në kishën Shën Elizabeth të Budapestit me tulla të bardha, të emërtuar sipas një princeshe që hoqi dorë nga pasuria e saj për t'u kujdesur për të varfërit, Françesku kujtoi se Ungjilli i udhëzon të krishterët të tregojnë dashuri dhe dhembshuri për të gjithë, veçanërisht ata që përjetojnë varfëri dhe "madje edhe ata që nuk janë besimtarët”.

Ai tha: "Dashuria që Jezusi na jep dhe na urdhëron të praktikojmë mund të ndihmojë për të çrrënjosur të këqijat e indiferencës dhe egoizmit nga shoqëria, nga qytetet tona dhe vendet ku jetojmë, indiferenca është një murtajë - dhe për të rindezur shpresën për një botë të re, më të drejtë dhe vëllazërore, ku të gjithë mund të ndihen si në shtëpinë e tyre”.

Qeveria nacionaliste e Hungarisë ka zbatuar politika të forta kundër emigracionit dhe ka refuzuar të pranojë shumë azilkërkues që përpiqen të hyjnë në vend përmes kufirit të saj jugor, duke çuar në mosmarrëveshje të zgjatura ligjore me Bashkimin Evropian.

Papa ka ruajtur traditën e Vatikanit për të qenë neutral në vizitën e tij në Hungari. Por komentet e tij në lidhje me ndihmën e të tjerëve duket se lavdërojnë ata që janë ngritur për të ndihmuar refugjatët që nga fillimi i krizës në Ukrainë.