BOTA, 18 Prill 2022, 17:38

Lufta në Ukrainë/ Kryeministri i Ukrainës: Mbrojtësit e Mariupolit do të luftojnë deri në fund

Lufta në Ukrainë/ Kryeministri i Ukrainës: Mbrojtësit e

Beteja për qytetin-port ukrainas, Mariupol vazhdon dhe kryeministri thotë se trupat mbrojtëse do të “luftojnë deri në fund.”

Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba akuzoi Rusinë se po përpiqet të rrafshojë Mariupolin.

Qyteti zë një vend strategjik kyç. Kapja e tij mund t’i japë Rusisë komandën mbi një zonë të madhe të Ukrainës jugore dhe lindore.

Moska thotë se, tani kontrollon pothuajse të gjithë Mariupolin, megjithëse batalioni "Azov" i Ukrainës po qëndron ende në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal.