BOTA, 18 Prill 2022, 20:24

BE dënon sulmet ruse në Ukrainë

BE dënon sulmet ruse në Ukrainë

Bashkimi Europian ka dënuar sulmet ruse në Ukrainë. BE thekson se sulmet e fundit mbi Lviv tregojnë se tani asnjë pjesë e Ukrainës nuk është më e sigurtë.

“Ukraina po goditet nga sulmet më intensive me raketa nga Federata Ruse prej javësh. BE dënon granatimet e vazhdueshme dhe të paligjshme të civilëve dhe infrastrukturës civile nga forcat e armatosura ruse,” tha në një deklaratë të hënën shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Zyrtari evropian tha se sulmet e fundit në Lviv dhe qytetet e tjera në Ukrainën perëndimore tregojnë se asnjë pjesë e vendit nuk është e kursyer nga sulmi i pakuptimtë i Kremlinit.

Borrell tha se BE-ja vazhdon të mbështesë hetimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për krimet e luftës në Ukrainë dhe i bëri thirrje Rusisë edhe një herë që “të ndërpresë menjëherë dhe pa kushte armiqësitë dhe të tërheqë të gjitha forcat dhe pajisjet ushtarake” nga vendi.