BOTA, 18 Prill 2022, 18:23

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë: Rusia përfundoi rigrupimin e ushtrisë, gati për të nisur sulme të reja në lindje

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë: Rusia përfundoi rigrupimin e

Forcat ruse kanë përfunduar rigrupimin e trupave për të nisur offensive të re në Ukrainën lindore, tha të hënën një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës.

“Forcimi i grupit sulmues po ndodh për shkak të transferimit të njësive të tjera ruse. Luftimet më intensive po zhvillohen në rajonet Slobozhansky dhe Donetsk” , tha koloneli Oleksandr Motuzyanyk gjatë një konference për shtyp, shkruan CNN.

“Rusia po përgatitet për një ofensivë në Ukrainën lindore për të vendosur kontroll të plotë mbi territorin e rajoneve të Donetsk dhe Luhansk dhe për të siguruar stabilitetin” e korridorit tokësor me Krimenë”, tha Motuzyanyk.

Ai shtoi se forcat ukrainase morën disa vendbanime nga forcat ruse rreth qytetit të Izium në rajonin e Kharkiv. Zëdhënësi tha se qyteti i Izyum dhe zonat përreth janë vendet me përqendrimin më të madh të njësive ruse.

“Nga ai vend ata do të përpiqen të zhvillojnë një ofensivë në lindje,” vazhdoi ai.